Pranvera troket herët,  parashikimi i motit për javën e parë të marsit

Java që sapo nisi pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata dielli dhe temperatura që do të na kujtojnë se jemi në prag të pranverës.

Ndonëse mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me vlera nën zero, mesdita do të sjellë ngrohtësi në të gjithë vendin.

Sipas parashikimeve për periudhën 02–06 mars 2026, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17°C, ndërsa vranësirat do të jenë të pranishme, por pa rrezik për reshje të mëdha, përveç ndonjë rige të dobët shiu gjatë ditës së enjte.

E hënë: Diell dhe vranësira Java nis me mot të vranët por me intervale të bukura me diell. Temperaturat: -4°C deri në 17°C.  Era: Drejtime të ndryshme, 1–8 m/s.

E martë: Mot i këndshëm Vranësirat do të jenë të shpërndara, duke i lënë vend depërtimit të rrezeve të diellit. Temperaturat: -1°C deri në 17°C. Era: Nga verilindja, 1–6 m/s.

E mërkurë: Vazhdon stabiliteti Moti mbetet i ngjashëm, me vranësira të lehta dhe  diell.Temperaturat: 0°C deri në 17°C. Era: Nga veriperëndimi, 1–7 m/s.

E enjte: Mundësi për riga shiu Dita e enjte mund të sjellë ndryshime të vogla. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu, ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë. Temperaturat: 1°C deri në 15°C. Era: Nga verilindja, 1–8 m/s.

E premte: Mbyllet java me ngrohtësi Fundjava pritet të nisë me mot të mirë dhe ngritje të sërishme të temperaturave. Temperaturat: 0°C deri në 17°C. Era: Nga jugperëndimi, 1–4 m/s.

 

 

Shpërndaj me të tjerët