Presheva vazhdon të dëshmojë përkushtim ndaj përparimit arsimor, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, e cila ka pritur në një takim Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, z. Hysen Kasumi.
Në takim u diskutua mundësia e organizimit të seminareve dhe trajnimeve profesionale për mësimdhënësit në Preshevë, me theks të veçantë në metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies.
Sipas kryetares Sinani, kjo iniciativë do të ishte një hap konkret në drejtim të rritjes së cilësisë në arsim dhe fuqizimit të kapaciteteve profesionale në komunën tonë, duke reflektuar nevojën për zhvillim të vazhdueshëm profesional të kuadrit arsimor.