Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin e Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Vendimi u mor pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi, lidhur me dështimin e mandatari të dytë për formimin e Qeverisë.

Sot, Presidentja Osmani zhvilloi takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas krizës institucionale.

Takimi u mbajt një ditë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dështoi t’i sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë më 19 nëntor.

Më herët, edhe përpjekja e parë e udhëhequr nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, kishte dështuar më 26 tetor.

Gjatë konsultimeve, disa parti politike kanë propozuar që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa të tjera kanë sugjeruar datën 28 dhjetor.

Aktualisht, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në detyrë që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Sipas Kushtetutës, meqenëse as mandatari i dytë nuk ka arritur të formojë Qeverinë, presidentja është e obliguar të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit.

Shpërndaj me të tjerët