Drita humbi një fitore të sigurt në kryeqytet, pasi barazoi 2:2 me Prishtinën në javën e katërt të Superligës së Kosovës.
Gjilanasit shënuan dy herë brenda tre minutave në pjesën e parë me Bejtulain (28’) dhe Limajn (31’), por vendasit reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Muja ngushtoi rezultatin në minutën e 76-të, ndërsa Shillova në të 89-ën shënoi golin e barazimit.
Me këtë pikë, Prishtina ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe renditet e treta, ndërsa Drita mbetet në pozitën e parafundit me vetëm dy.