Profesori i njohur nga Rogana e Kamenicës, Veli Kryeziu, është zyrtarisht pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Me një karrierë të gjatë akademike dhe një kontribut të veçantë në fushën e arsimit, ai vjen në këtë garë me një bagazh të pasur profesional.
Prof. Kryeziu është Doctor of Science në fushën e Historisë dhe ligjëron prej vitesh në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ku njihet si një nga pedagogët më të angazhuar në formimin e gjeneratave të reja.
Përveç veprimtarisë së tij akademike, ai është edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj vendit në periudhat më të ndjeshme të historisë sonë.
Sipas përfaqësuesve të AAK-së, përfshirja e Prof. Veli Kryeziut në listë shihet si një vlerë e shtuar, me qëllim të avancimit të politikave të arsimit, zhvillimit dhe mirëqenies.

