Profesionist me përvojë të gjatë në shoqërinë civile, Burim Korqa merr drejtimin e Institutit për Paqe dhe Siguri

 

Burim Korqa, nga Gjilani e me banim në Prishtinë, është zgjedhur drejtor i ri i Institutit për Paqe dhe Siguri. Ai njihet si një profesionist me mbi dy dekada përvojë në shoqërinë civile dhe organizata ndërkombëtare, duke mbajtur pozita të rëndësishme menaxheriale e udhëheqëse.

Gjatë karrierës së tij, Korqa ka kontribuar fuqishëm në ndërtimin e paqes, forcimin e shoqërisë civile, zhvillimin e politikave për të rinjtë dhe gratë, si dhe promovimin e dialogut ndërkulturor e ndërkomunitar. Ai ka qenë pjesë dhe udhëheqës i projekteve të mëdha që lidhen me qeverisjen e mirë, demokracinë, fuqizimin e të rinjve dhe grave në vendimmarrje, por edhe me forcimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë dhe rajon.

Emërimi i tij shihet si një hap i madh për Institutin, i cili synon të fuqizojë edhe më shumë vizionin për ndërtimin e një shoqërie paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Me përvojën dhe lidershipin e tij, pritet që Korqa të sjellë energji të reja dhe një impakt të qëndrueshëm.

 

Shpërndaj me të tjerët