Profesoresha e njohur Sadete Tërnava-Osmani ka përkujtuar me mall dhe dashuri të thellë babain e saj të ndjerë, në përvjetorin e tetë të ndarjes së tij nga jeta (1947–2017).
Me një poezi prekëse, të mbushur me mallëngjim e dhimbje, ajo ka ndarë ndjenjat e saj me publikun, duke sjellë kujtimet për babain që i mungon çdo ditë.
Poezia e titulluar “Falmë”, është një rrëfim shpirtëror i thellë, ku mallëngjimi, pendesa dhe dashuria për prindin e ndjerë përzihen në vargje të ndjera:
Falmë
M’duket,
M’bëhet
M’ngjet
Se rri i fjetun në sytë e mi
Se rri zgjuar kur nana fle
Se gjithkah
Kahdo
Të dëgjoj: falmë n’paça gabue!
Kur malli merr udhë
M’duket
Vjen e rri n’mes shkronjave tua
Në taketuken e sedeftë
Te shpuza e lëvarur e Ëinstonit
Gjithkah
Kudo
Të dëgjoj: fali se kanë gabue!
Kur përmallem për një Tatjeta
M’del në derë
Falënderimet
Ngjitur në sy
Pendimet, keqardhjet
Sot si kurrë më mungojnë
Gjithkah
Të dëgjoj: falmë, o Zot na fal!