Mbrëmjen e shtune të 24 janarit, fillon festivali i dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës 2026”.
Gjatë pesë netëve në Teatrin e Gjilanit, shikuesit mund të shohin dramanga disa teatro shqiptare.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdojnë aktivitete në kuadër të manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve tanë.
“Na u bashkoni në këtë organizim, që të ruajmë traditën dhe ta mbajmë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës”, tha kryetari Alban Hyseni.
“Talia e Flakës 2026”, me mbështetje të Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatrit të Gjilanit e në organizim nga Varg e Vi, prej 24-28 janar 2026, për çdo mbrëmje, ora 20:00, do të shfaq dramat më të reja shqipe, në Teatrin e Gjilanit.
Më 24 janar, vjen shfaqja nga Teatri i Tetovës, “Dramë për të qesh”.
Më 25 janar, shfaqja “Sytë e ujkut” nga INTEGRA e Prishtinës.
Më 26 janar, shfaqja nga Teatri i Ferizajt, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”.
Më 27 janar, shfaqja nikoqire dhe jo garuese e Teatrit të Gjilanit, “God bless America”.
Festivali mbyllet me shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “Gërrdia”, më 28 janar.
Hyrja është falas për të gjitha shfaqjet e festivalit.

