Pse Xhylije Ibrahimi meriton të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës

 

Kandidatja për deputete Xhylije Ibrahimi nga Gjilani ka zgjedhur të nisë fushatën e saj elektorale me një gjest simbolik dhe të fuqishëm, me një mesazh për mërgatën kosovare.

Ajo u tregua e vetëdijshme se mbi një milion kosovarë që jetojnë jashtë vendit, përfaqësojnë një pjesë të madhe të kombit dhe një faktor të pazëvendësueshëm në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të Kosovës.

Kjo zgjedhje e saj për të filluar fushatën me një mesazh për mërgatën, është në përputhje me rrugëtimin e saj personal.

Që në moshë të re, ajo ka qenë e njohur për guximin dhe vendosmërinë e saj.

Rrugëtimi i saj ka qenë i mbushur me sfida, por gjithmonë i përballuar me forcë dhe vendosmëri.

Sot, si kandidate, Xhylije Ibrahimi kërkon votën e qytetarëve duke u prezantuar jo thjesht si një emër në listë, por si një grua që ka dëshmuar historikisht se di të ngrejë zërin aty ku duhet.

Figura e saj shihet si identitet më vete, një grua që ka sfiduar kohët e vështira dhe që sot është e gatshme të përfaqësojë qytetarët me të njëjtin guxim e vendosmëri.

Vetë jam rritur në një familje mërgimtarësh. I kam provuar në shpirtin tim mallin, mërzinë dhe dhembjen për vëllain tim mërgimtar të viteve të para.

Zemra jonë si popull, është e ndarë në dy gjysma, që rrah këtu e atje larg….

Fëmijët tanë janë rritur pa i parë baballarët e tyre, sepse nuk mund t`i bënin letrat për t`u bashkuar si familje.

Disa prej tyre nuk mund të ktheheshin në shtëpi, sepse këtu ndiqeshin nga regjimi serb.

Mërgimtarët nuk janë vetëm gjysma e familjes, ata janë gjysma e shpirtit, e dhimbjes dhe e krenarisë sonë.

Unë ju premtoj të gjithëve, se do të jem deputete e Kosovës, zëri i qytetarëve, i askujt tjetër.

Bashkë jemi dëshmitarë se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq sa në këto vite, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në marrëdhënie me miqtë e saj.

Na kanë braktisur gati të gjithë.

Është koha e fundit që populli t`i kthehet shpresës dhe të mos rri i varur pas fijes së perit.

Unë nuk në këtë garë për të kërkuar një vend pune në Parlament, jam këtu sepse besoj te shpresa, sepse politikën dhe diplomacinë nuk i kam vetëm pasion, po edhe profesion.

Për ne, vota nuk është vetëm një numër në kuti, është kontratë mirëbesimi me qytetarët.

Mos gaboni për herën e tretë.

Mesazhi im është: Mendo me kry e voto me dashni.

Me dashni për vendin, për shtetin, për familjen, për veten tuaj, për Gjilanin tonë. 

Kush është Xhylije IBrahimi

E lindur në Myçibabë, komuna e Gjilanit, më 24.01.1969. Ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike – drejtimi për Edukatore, pastaj studimet për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci, niveli bachellor në Kolegjin Victory në Prishtinë, ku ka diplomuar në temën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane brenda viteve 1919-1939” te mentori Prof. Dr. Fehmi Pushkolli (Prishtinë, 2012).

Në të njëjtin kolegj ka mbaruar edhe studimet Master, në temën “SHBA dhe Shqipëria brenda viteve 1919-1939” te mentori, Dr Sali Kelmendi.      

Përgjatë viteve 1999-2009, ka punuar kryesisht me organizatat e huaja në Kosovë.

Në periudhën tetor 2009-korrik 2010 ka punuar anëtare e Ekipit përgatitor për themelimin e Komunave të reja në Kosovë, projekt ky i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Prej vitit 2010 e këndej është pronare e auto shkollës “Baza” në Gjilan, ku punon si  instruktore-ligjëruese.

Aktualisht është në përfundim të Masterit të dytë në Akademinë “Tempulli” në Prishtinë, Departamenti i Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit. 

Është kryetare e Federatës së auto shkollave të Kosovës.

Kohë pas kohe merret me shkrime, komente e analiza politike, të cilat i publikon në mediat vendore e ndërkombëtare.

Jeton në Gjilan, është e martuar dhe ka një djalë.

Ajo garon nga radhët e LDK  me numër 93.

 

 

Shpërndaj me të tjerët