Në një atmosferë respekti dhe bashkëpunimi, punëtorët e Departamentit të Hapësirave Publike të NPL “Tregu” Sh.A kanë shprehur mirënjohje për drejtuesit e ndërmarrjes, Kryeshefin Ekzekutiv, Avdyl Jerliu dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Rinor Aziri.
Ky vlerësim u dha në shenjë falënderimi për përkushtimin profesional, mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në përmirësimin e kushteve të punës, organizimin efikas dhe komunikimin korrekt me punëtorët.
Punëtorët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë në funksion të realizimit sa më të mirë të detyrave dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Nga ana e saj, NPL “Tregu” Sh.A falënderoi punëtorët për këtë gjest domethënës, duke ritheksuar përkushtimin për punë profesionale, transparencë dhe shërbim cilësor ndaj interesit publik.

