Punimet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan po i afrohen finalizimit, ndërsa zona po merr një pamje krejtësisht të re falë asfaltimit, vendosjes së ndriçimit publik dhe trotuareve të reja.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, duke theksuar se projekti është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do t’u shërbejë qytetarëve me standarde moderne.
Hyseni u shpreh se investime të tilla infrastrukturore janë pjesë e angazhimit për të përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë për banorët, ndërsa rruga “Pajazit Ahmeti” po merr pamjen që ka munguar prej vitesh.

