Punimet në stadiumin e Gjilanit drejt përfundimit, investim 15 milionë euro

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar disa fotografi nga punimet që po zhvillohen në stadiumin e qytetit, duke theksuar se projekti po ecën me një ritëm shumë të shpejtë.

“Punimet në stadiumin e qytetit po ecin me ritëm të jashtëzakonshëm, duke sjellë çdo ditë më afër realizimin e një projekti që e kemi pritur gjatë”, ka shkruar Hyseni, duke e cilësuar këtë investim si tejet të rëndësishëm për qytetin.

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 15 milionë euro, i cili konsiderohet jetik për sportin dhe sportdashësit në Gjilan.

Stadiumi i ri pritet të krijojë kushte moderne për zhvillimin e garave sportive, përkrahjen e talenteve të reja dhe forcimin e jetës sportive në qytet.

Ky projekt, i shumëpritur nga qytetarët dhe komuniteti sportiv, shihet si një hap i madh drejt avancimit të infrastrukturës sportive dhe ngritjes së imazhit të Gjilanit në nivel vendi.

Shpërndaj me të tjerët