Qendra për qëndrim ditor për personat e moshuar afër funksionalizmit

 

 

Qendra për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtina për studentë dhe kuzhina popullore afër funksionalizmit

Punimet për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për studentë dhe kuzhinës popullore në Gjilan, po shkojnë drejt mbarimit.

Kanë mbetur edhe pak ditë, deri në lëshimin e saj në funksion për të moshuarit, shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për studentë që do të kenë mundësinë të banojnë.

Për të për parë ecurinë e punimeve në këtë vend punishte, ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me humanistin Halil Kastratin nga organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari i Gjilanit, tha se së bashku me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati, vizituan qendrën e re për të moshuarit, një projekt i rëndësishëm dhe i veçantë që është në përfundim e sipër.

“Për gjeneratat që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes po krijojmë një hapësirë të denjë dhe të sigurt”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit falënderoj përzemërsisht mikun tonë të çmuar, Halil Kastratin, për përkrahjen e vazhdueshme në këtë projekt.

Nga ana tjetër humanisti Halil Kastrati, ka thënë se objekti në Gjilan, po shkon drejt fazës finale.

Ai tregoi se aty është: qëndrim ditor për të moshuar, bujtinë për student dhe kuzhinë humanitare.

“Së shpejti do të presim shiritin e inaugurimit të këtij projekti, i bashkë financuar me Komunën e Gjilanit. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, tha humanisti Halil Kastrati.

 

 

Shpërndaj me të tjerët