Qyteti vishet kuq e kaltër për Ditën e Pavarësisë

 

NPL “Tregu” Sh.A fillon përgatitjet për Festën e Pavarësisë!

Në prag të 17 Shkurtit , Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A kanë nisur përgatitjet për zbukurimin e qytetit me flamuj shtetërorë.

Vendosja e flamujve në hapësirat publike është një simbol respekti, krenarie dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Me përkushtim dhe përgjegjësi, po kontribuojmë që qyteti ynë të marrë pamjen festive që i takon kësaj dite të shënuar.

 

Shpërndaj me të tjerët