Sot, më 16 nëntor 2025, Radio Gjilani shënon 52 vjetorin e themelimit.
E krijuar më 16 nëntor 1973, nga Kuvendi i atëhershëm Komunal i Gjilanit, Radio Gjilani ishte mediumi i parë në rajonin e Anamoravës dhe një nga të parat në mbarë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur Nijazi Selimi, gazetar shumëvjeçar i këtij mediumi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video kushtuar 52-vjetorit të Radio Gjilanit.
Për gjysmë shekulli, kjo radio ka qenë zëri i qytetit, vendi ku janë rritur shumë gjenerata dhe burimi i informacionit, kulturës dhe muzikës për mijëra dëgjues.
Në sfond po dëgjoni sinjalin identifikues të Radio Gjilanit, të realizuar nga (i ndjeri) Selman Vokshi, ish-redaktor i muzikës dhe një ndër figurat që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e radios.
Le të shpresojmë që Radio Gjilani të festojë edhe shumë përvjetorë të tjerë dhe të vazhdojë të mbetet mediumi i zemrës së gjilanasve.
Video e shkurtër për Radio Gjilanin
https://www.facebook.com/reel/810157578310931/
.
.
![]()

