Trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani, ka folur para përballjes ndaj KF Llapi, duke theksuar se objektivi i vetëm i skuadrës është fitorja.
Ramadani ka vlerësuar kundërshtarin si ekip cilësor, por ka bërë të qartë se Drita hyn në këtë sfidë me synim të qartë, marrjen e tri pikëve.
“Na interesojnë vetëm tri pikët. Objektivi është fitorja. Do të kemi disa ndryshime në formacion, ndërsa Llapi është një ekip i mirë dhe meriton respekt”, ka deklaruar Ramadani.
Ai ka shtuar se stafi teknik e ka analizuar me kujdes lojën e Llapit dhe se skuadra është e përgatitur për këtë ndeshje.
“E kemi analizuar lojën e Llapit dhe nuk presim asnjë rezultat tjetër përveç fitores”, u shpreh trajneri i Dritës.
Drita synon të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa përballja ndaj Llapit konsiderohet një tjetër test i rëndësishëm në garën për objektivat e sezonit.
