Reagimet e vazhdueshme të qytetarëve lidhur me errësirën në lagjen Iliria në Gjilan kanë rezultuar pozitive, duke dëshmuar se zëri i komunitetit ka ndikim të drejtpërdrejtë në adresimin e problemeve të përditshme.
Kjo çështje është marrë seriozisht nga institucionet komunale, të cilat pas njoftimit dhe trajtimit të situatës kanë ndërmarrë veprime konkrete për rikthimin e ndriçimit publik në këtë lagje.
Pas intervenimit të shërbimeve kompetente komunale, ndriçimi tashmë është funksional, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe lëvizjen e banorëve, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.
Në këtë kontekst, vlerësim meriton ndërgjegjësimi i qytetarëve për të reaguar me kohë ndaj problematikave që i prekin drejtpërdrejt, si dhe roli i disa mediave, të cilat kanë pasqyruar situatën në mënyrë korrekte dhe të saktë.
Po ashtu, reagimi i menjëhershëm dhe efikas i institucioneve komunale dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit mes qytetarëve, mediave dhe autoriteteve lokale për zgjidhjen e çështjeve me interes të përgjithshëm.

