Reshat Ymeri – Dëshmor i Janarit të Lirisë

 

Kanë kaluar 36 vjet nga 29 Janari 1990!

Janari një muaj i lavdishëm dhe tragjik për popullin shqiptar dhe për lëvizjen tonë ilegale kombëtare!

Në këtë ditë u qëllua për vdekje nga policia serbe demonstruesi shqiptar, qytetari i Gjilanit, dëshmori i kombit Reshat Ymeri!

Gjaku i Dëshmorit të Kombit Reshat Ymeri, ashtu si i shumë të rënëve të tjerë, u derdh në rrugët e Gjilanit – rrugë në të cilat sot ecim të lirë, falë sakrificës së tyre!

Janari mori shumë bijë të shquar të kombit nga Gjilani: Kadri Zekën, Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Reshat Ymerin, dhe më vonë, në janar të vitit 1993, edhe udhëheqësin e demonstratave të viteve 1989–1990 në Gjila, Heroin e Kombit Xhevat Qerimi!

Ky muaj u shndërrua në burim frymëzimi, por edhe në muaj sakrifice të madhe!

Vitet 1989 dhe 1990 do të mbeten të paharruara në kujtesën e popullit të Gjilanit!

Në Gjilanin heroik, populli shqiptar, i udhëhequr nga udhëheqësit më të mirë, mbushi rrugët dhe sheshet duke kërkuar liri, të drejta, barazi dhe Republikë për Kosovën, ashtu si në vitet 1968 dhe 1981!

Më 29 Janar 1990, Gjilani ishte një nga qytetet që jehonte fuqishëm me thirrjet: duam liri, të drejta dhe Republikë për Kosovën!

Përgjigjja e pushtetit ishte dhunë, gaz lotsjellës, rrahje dhe plumba!

UÇK dhe çlirimtarja e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë realitet ëndrrat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi Dëshmorit të Kombit Reshat Ymeri!

Lavdi gjakut të derdhur për liri!

Nga Ismet Sylejmani

 

Shpërndaj me të tjerët