Këshilltari komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga rajoni i Karadakut, përmes pamjeve dhe video-incizimeve të publikuara, ka ngritur alarmin për gjendjen e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Si pasojë e reshjeve, në zonën e Zhegrës dhe rajonin e Karadakut është vërejtur dalja e ujit nga shtrati i lumenjve, duke shkaktuar vërshime në disa lokalitete, si dhe dëmtime në disa ura të improvizuara.
Ai ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e rrezikuara, ndërsa ka kërkuar nga organet kompetente që të reagojnë sa më parë për të shmangur pasoja më të mëdha.
Reshjet shkaktojnë vërshime në Karadak, reagim nga këshilltari komunal

