Performanca e shkëlqyer e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Riad Rashiti, në debatet mediale nuk është as demagogji e as lojë fjalësh.
Përvoja e tij institucionale, si në qeverisje ashtu edhe në sektorë të tjerë, ka formësuar profilin e një kandidati serioz, të përgatitur dhe ndër më të mirët në këtë garë.
“Riadi po paraqet vizionin dhe energjinë e PDK-së për qeverisjen rimekëmbëse dhe për punë të mira në katër vitet e ardhshme,” ka theksuar Shefik Surdulli, kandidat për këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.
Riad Rashiti i PDK-së, energjik, luftarak dhe gjithmonë argumentues, po shkëlqen në çdo debat televiziv.
Edhe këtë herë në RTK, ai dëshmoi profesionalizëm, qartësi dhe vizion të qartë për të ardhmen e Gjilanit, duke u paraqitur brilant para publikut.
Me stilin e tij të bindshëm dhe me argumente konkrete, Rashiti po konfirmohet si një nga kandidatët më seriozë dhe më të përgatitur për drejtimin e Komunës së Gjilanit.