Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Gjilan–Crep, në afërsi të fshatit Ranillug, është bllokuar plotësisht si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut.
Dalja e ujit nga shtrati i lumit Morava ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.
Për arsye sigurie, Policia ka ndaluar lëvizjen e mjeteve në segmentin Ranillug–Dobërqan dhe ka ridrejtuar trafikun në itinerarin: Ropotovë – Vali Ranc – Përlepnicë – Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur togeri Ismet Hashani, zyrtar për informim i Policisë së Rajonit të Gjilanit.
