Sport Club Gjilani ka bërë të ditur se përgatitësi atletik Andi Kulli është larguar nga klubi, pas kërkesës së tij personale.
Në njoftimin zyrtar thuhet se klubi i shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e tij të çmuar, profesionalizmin dhe përkushtimin që ka treguar gjatë gjithë kohës së angazhimit.
“Kontributi i Andit ka qenë thelbësor në përgatitjen fizike të ekipit dhe ka lënë gjurmë të rëndësishme në punën tonë të përbashkët,” thuhet në njoftim.
SC Gjilani i uron suksese në jetën personale dhe profesionale, duke lënë të hapur mundësinë për një rikthim në të ardhmen.