Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili nga Gjilani, njëherësh afarist i suksesshëm në bregdetin shqiptar, ka theksuar se diaspora është një aset kombëtar që meriton respekt, përfaqësim të dinjitetshëm dhe politika konkrete, e jo vetëm përmendje në kohë fushatash.
“Nuk duhet shfrytëzuar diaspora vetëm për vota. Ajo duhet trajtuar me dinjitet dhe përgjegjësi institucionale”, ka deklaruar Xhelili.
Sipas tij, ata që sot thirren në emër të mërgatës, asnjëherë nuk e kanë mbështetur realisht diasporën.
Përkundrazi, siç thekson Xhelili, jo vetëm që mungoi përkrahja konkrete, por u shua edhe Ministria e Diasporës, një institucion i krijuar enkas për adresimin e problemeve dhe nevojave të bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë.
“Diaspora nuk kërkon fjalë të mëdha, por veprime konkrete. Ajo meriton politika të qarta, përfaqësim të drejtë dhe respekt të vazhdueshëm, jo retorikë boshe vetëm në prag zgjedhjesh”, ka përfunduar Xhelili.

