Shaqiri triumfon në Zvicër, lojtari me origjinë nga Gjilani rrëmben çmimin e madh

 

Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, është nderuar mbrëmë me çmimin “Golashënuesi më i mirë i sezonit” në Zvicër.

Shaqiri, i cili këtë sezon ka qenë një nga figurat më të spikatura në futbollin zviceran, dëshmoi edhe një herë se është lojtar i një niveli të lartë, duke u rikthyer në formën më të mirë dhe duke shkëlqyer në fushë.

Me këtë çmim prestigjioz, Shaqiri vazhdon të mbetet një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, dhe një burim krenarie për të gjithë shqiptarët, e veçanërisht për qytetin e tij të origjinës,  Gjilanin.

 

Shpërndaj me të tjerët