Shembull humanizmi, Remzi Sefedini pastron rrugën Muhoç–Zarbincë me mjete vetanake

 

Edhe pse nuk jeton më në vendlindjen e tij, ndihma dhe përkushtimi për Malësinë nuk i mungojnë kurrë.

Ditëve të fundit, pas motit të përkeqësuar, aksi rrugor Muhoç–Zarbincë ishte vështirësuar për qarkullim për shkak të shembjeve të dheut, shkëmbinjve dhe drunjve të rrëzuar.

Në këtë situatë, Remzi Sefedini, djali i Hajrushit nga Zarbinca, përmes firmës së tij “Transport Xiki”, ka ndërhyrë me mjete dhe punë vetanake për pastrimin e rrugës, duke e bërë atë sërish të kalueshme dhe më të sigurt për banorët e kësaj ane.

Ky veprim human ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe ka ndihmuar banorët e Malësisë që çdo ditë e përdorin këtë aks rrugor.

Familja Sefedini njihet si një ndër familjet që gjithmonë i përgjigjet thirrjeve për ndihmë dhe kontribuon në çdo aksion në të mirë të Malësisë.

Veprimin e ka bërë publik një banor i zonës, i cili mes tjerash ka shkruar:

“Njeriu me zemër të mirë dhe shpirt human lind, nuk bëhet”,
duke iu referuar humanizmit të Remzi Sefedinit.

 

Shpërndaj me të tjerët