SHKA “Karadaku” rrëmben tri çmimet kryesore në Festivalin mbarëkombëtar të valleve

 

Shoqëria Kulturore Artistike “Karadaku” nga Gjilani ka shkëlqyer në Festivalin Mbarëkombëtar Shqiptar “Dyshja na Bashkon”, i cili u mbajt më 10 korrik në Prishtinë, duke fituar tri çmimet kryesore të natës.

Kjo shoqëri artistike u shpërblye me:

  • Çmimin e Parë të Festivalit,
  • Çmimin e Veçantë për vallen e përpunuar,
  • Çmimin për Instrumentalistin më të mirë.

Drejtoresha eSHKA “Karadaku”, Lorikë Sulejmani, u shpreh e entuziazmuar me suksesin, duke theksuar se festivali kishte karakter garues dhe në të morën pjesë shoqëri  të njohura nga qytete të ndryshme shqiptare si Gjilani, Vitia, Prizreni, Kaçaniku, Durrësi, Elbasani dhe Tirana.

“Pjesëmarrja në këtë festival ishte një përvojë jashtëzakonisht e mirë për valltarët tanë. Çmimet e fituara janë dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe nivelit të lartë artistik të ansamblit tonë”, u shpreh Sulejmani.

SHKA “Karadaku” edhe një herë ka dëshmuar se është një prej ansambleve më të dalluara në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përmes valleve dhe muzikës tradicionale.

 

 

Shpërndaj me të tjerët