Shkolla “Rexhep Elmazi” shënon Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara

 

Sot, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rexhep Elmazi” në Gjilan morën pjesë në aktivitete të ndryshme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Aktivitetet kishin për qëllim promovimin e respektit, mirëkuptimit dhe përfshirjes së të gjithë nxënësve, pa dallim.

Përmes lojërave krijuese, punëtorive ndërvepruese dhe diskutimeve edukative, nxënësit u njohën më afër me rëndësinë e barazisë, mbështetjes dhe vlerësimit të aftësive të ndryshme që secili individ sjell në komunitet. Aktivitetet fuqizuan empatinë dhe nxitën ndërveprimet pozitive të bazuara në respekt dhe solidaritet.

Shkolla “Rezhep Elmazi” vazhdon të promovojë një mjedis gjithëpërfshirës, ku çdo nxënës ndihet i pranuar, i vlerësuar dhe i mbështetur në zhvillimin e tij personal.

Shpërndaj me të tjerët