E diela ka sqaruar shumë dilema rreth rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off-in e Botërorit 2026.
Tashmë është e sigurt se nuk do të ketë një duel mes dy përfaqësueseve, pasi të dyja do të pozicionohen në vazon e 3-të, gjë që i përjashton automatikisht nga përballja direkte.
Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e Shqipërisë ndaj Anglisë kanë bërë që të bien poshtë të gjitha skenarët e mundshëm për një ndeshje Shqipëri–Kosovë.
FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më pas, më 20 nëntor, në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të njohin rivalët e tyre të Play Off-it.
Pavarësisht se nuk do të ketë një duel mes tyre, si Shqipëria ashtu edhe Kosova e presin shortin me ambicie dhe besim.
Të dyja përfaqësueset synojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi historike në Play Off, pasi është herë e parë që Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë njëkohësisht në këtë fazë.
Të dyja shpresojnë ta mbajnë gjallë ëndrrën për Botërorin 2026.
