Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”

 

Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve(ShNV) në Gjilan, e udhëhequr nga kryetari Bajram Spahiu, ka vizituar zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, duke shprehur mbështetje të plotë për Marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e shoqatës konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në marshin që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Ata u pritën nga kryetari i OVL-së së UÇK-së në Gjilan, Xhevdet Mehmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

“Miq, bashkë me aktivistët e komunitetit të të verbërve e konfirmuam mbështetjen tonë me pjesëmarrje në marshin e 17 shkurtit ‘Drejtësi, jo politikë’. Gjatë vizitës në zyrat e OVL-së së UÇK-së, u pritëm me shumë ngrohtësi nga kryetari Xhevdet Mehmeti, të cilit i shprehëm mbështetjen për këtë marsh, që synon mbrojtjen e drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të Luftës Çlirimtare”, ka deklaruar Spahiu.

 Ai po ashtu bëri të ditur se Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan ka vendosur të anulojë aktivitetet festive me rastin e Pavarësisë së Kosovës, duke u solidarizuar me thirrjen për organizimin e Marshit “Drejtësi, jo politikë”.

Shpërndaj me të tjerët