Shpërndahen 4 krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit
Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes Komunës së Gjilanit, gjegjësisht, Drejtoratit për Bujqësi dhe Pylltari dhe Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, edhe sivjet u shpërndanë 4 krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit.
Drejtorati për Bujqësi dhe Pylltari, në bashkëpunim me Shkollën Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, ka realizuar shpërndarjen e katër gjedheve, konkretisht një lopë qumështore dhe tre viça, në funksion të forcimit të sektorit blegtoral dhe avancimit të bujqësisë në komunén tonë.

