Shpërndahen 5 krerë gjedhe për fermerët e Gjilanit

 

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, janë shpërndarë 5 krerë gjedhe të racës Simental për fermerët lokalë.

Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, tha se kjo racë qumështore njihet për prodhimtari të lartë dhe cilësi të shkëlqyer të qumështit, duke shprehur falënderime për shkollën dhe kryetarin Alban Hyseni për mbështetjen.

“Këto gjedhe do të ndihmojnë në rritjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Gjilan,” tha Isufi.

 

Shpërndaj me të tjerët