Shqipëria nuk do të luajë në Beograd

 

Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar nga UEFA që ndeshja ndaj Shqipërisë, më 11 tetor për eliminatoret e Botërorit, të zhvillohet në Leskovc, jo në Beograd.

FSHF ka dhënë dakordësinë për zhvendosjen.

Kjo vendim vjen pas katastrofës 0-5 ndaj Anglisë në “Rajko Mitiç”, ku pati incidente: llaser ndaj lojtarëve anglezë, simbole nacionaliste dhe përplasje mes tifozëve serbë.

Një tifoz hyri në fushë dhe kërcënoi tifozët anglezë, ndërsa policia ndërhyri me vonesë.

Zhvendosja në Leskovc synon të krijojë një atmosferë më të qetë dhe të sigurt për lojtarët dhe tifozët.

 

Shpërndaj me të tjerët