Një gol i Rey Manajt në fund të pjesës së parë i dha Shqipërisë një fitore historike ndaj Serbisë në Leskovac, duke përsëritur suksesin e 11 viteve më parë, këtë herë pas 90 minutave të plota.
Kuqezinjtë shkëlqyen me disiplinë dhe ekuilibër, duke zbatuar në mënyrë perfekte strategjinë e Sylvinhos.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, duke e çuar më afër se kurrë ëndrrën e madhe të kualifikimit në Botërorin 2026.
