Në Ditën e Pavarësisë, shqiptarët sfidojnë botën, Agim Agushi drejt Guinness-it
Zhongleri i njohur kosovar, Agim Agushi, ka marrë ftesë zyrtare nga selia e Librit Guinness World Records për të tentuar një rekord të ri botëror.
Sfida madhështore do të zhvillohet më 17 shkurt 2026 në Tiranë, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë ngjarjes një simbolikë të veçantë kombëtare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Agushi përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar:
“Dje pranova konfirmimin zyrtar nga selia e Librit Guinness World Records për rekordin që do ta sfidoj më 17 shkurt 2026 në Tiranë, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.”
Agushi synon ta çojë sërish emrin e Kosovës dhe shqiptarëve në librin më prestigjioz të rekordeve botërore.
