Malli për prindin nuk shuhet, sado vite që kalojnë. Kështu e ka kujtuar mësuesja Shyhrete babain e saj, edhe pas shtatë vitesh në amshim.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë çka ndjej në shpirt, jo vetëm sot, por çdo ditë është e zbrazët, jo e plotësuar. Më mungon sa s’ka shprehje e fjalë për ta thënë, por edhe aq shumë fjalë ka, sa do të mund të mos ndalesha e shkruar… por kot.”
Ajo kujton me krenari figurën e babait, këshillat dhe dashurinë që ka dhënë gjatë gjithë jetës:
“Do të kujtojmë me krenarinë më të madhe dhe do t’i ndjekim këshillat e tua. Ty që është simbol i durimit, shpresës dhe entuziazmit, ty që na dhe dashurisë së pakushtëzuar, që është plot jetë dhe plot ëndrra për ne, për nipërit dhe mbesat.”
Jo rastësisht, gjithmonë zgjedh të njëjtën foto, thjesht për t’ju kujtuar, të qeshur e gazmor, ashtu siç ishte edhe zemra jote.
Shtatë vjet pa ty, sa një shekull me jetoj. Gjithçka nga 18 tetori i 2018-tës ka mbetur aty, palëvizshëm, thellë në kujtesë! Babë, na mungon jo vetëm sot, por çdo ditë që zbardh. Krenaria të patëm si shembull për gjithçka dhe shpresa që t’takohmi në amshim, Inshallah, na e zbut ngrohtën dhe dhimbjen.
Në fund, fjalët e saj përmbledhin gjithë mallin dhe dashurinë:
“Të qoftë dheu i lehtë, BABË! Gjithmonë në zemrat tona, o shpirti i shpirtit tim!”

