Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina, për shkak të ftesave në kombëtare

 

Klubi futbollistik Drita ka njoftuar se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja e shtyrjes lidhet me angazhimin e dy futbollistëve të Dritës në përfaqësueset e tyre kombëtare.

 Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu nga Kombëtarja e Beninit.

Klubi kampion  ka uruar suksese për të dy lojtarët në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe ka bërë të ditur se data e re e zhvillimit të ndeshjes do të njoftohet me kohë.

 

Shpërndaj me të tjerët