Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë periudhës 12 – 18 shtator 2025, në kuadër të planeve operative për sigurinë rrugore.
Siç ka bërë të ditur Toger Ismet Hashani, zyrtar për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar 1775 gjoba, duke ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e aksidenteve.
Aktivitetet kryesore të zbatueshme: hHetim i 18 aksidenteve me dëme materiale, hetim i 11 aksidenteve me të lënduar, 21 ngasës të ndaluar nga drejtimi i mjeteve motorike, tërheqja e 5 motoçikletave në kuadër të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”, dhe shpërndarja përmes postës e 21 gjobave të tjera për kundërvajtje rrugore.
Toger Ismet Hashani apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, duke theksuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve.