Sot, në ambientet e FFK-së, është hedhur shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ku ekipet gjilanase Drita dhe Gjilani kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Kampioni në fuqi, FC Drita, do të përballet me KF Llapin më 10 shkurt 2026.
Edhe pse Llapi konsiderohet një skuadër e fortë e Superligës, pritjet janë që Drita ta kalojë këtë fazë, sidomos pasi ndeshja zhvillohet në Gjilan.
Ndërkohë, SC Gjilani do të ketë një sfidë në letër më të lehtë ndaj Lirisë së Prizrenit, ekip që garon në Ligën e Parë dhe aktualisht mban pozitën e pestë me 36 pikë.
Në fazën e mëparshme të Kupës, Gjilani triumfoi ndaj Istogut me rezultat 2:1, ndërsa Drita shënoi fitore bindëse 3:0 si mysafire ndaj Besës së Pejës.

