Skuadrat gjilanase sot për Kupë përballen me ekipet nga rajoni i Dukagjinit
Dy skuadrat gjilanase, Gjilani dhe Drita, sot zhvillojnë ndeshjet e rrethit 1/16 të finales së Kupës së Kosovës, ku përballë tyre shorti i ka vënë dy ekipe nga rajoni i Dukagjinit.
Gjilani është nikoqir i Istogut, skuadër nga Liga e Parë, në një përballje ku pritet që bardhekuqët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të rikthyer formën dhe besimin, pasi në Superligë nuk kanë arritur rezultatet e pritura. Ndeshja zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe fillon në ora 12:30.
Ndërkohë, kampioni aktual i Kosovës, Drita, udhëton në Pejë për t’u ballafaquar me Besën, që gjendet në vendin e fundit në Ligën e Parë. Bardhekaltërit konsiderohen favorit të qartë për të kaluar tutje, megjithatë vijnë në këtë ndeshje pas humbjes minimale 2:3 ndaj Ballkanit në kampionat.
Kjo fazë e Kupës së Kosovës zhvillohet e gjitha sot, ku të gjitha ndeshjet e raundit 1/16 nisin nga ora 12:30.
Dukagjini – Ramiz Sadiku
Ballkani – Rilindja 1974
Drenica – Prizreni
Prishtina e Re – Lepenci
TOP Football – Prishtina
Gjilani – Istogu
Besa Peja – Drita
Llapi – Vjosa
Trepça – Malisheva
Ferizaj – Tefik Çanga

