Me rastin e Festës së Flamurit, skulptori i njohur gjilanas, Avni Behluli, ka njoftuar hapjen e ekspozitës së tij të radhës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij, ai ka bërë të ditur se ekspozita do të inaugurohet në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, të hënën, më 24 nëntor 2025, në ora 18:00.
Behluli ka ftuar publikun artdashës që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje artistike në nderim të një prej datave më të rëndësishme të kombit.


