Një nga shoqatat më aktive humanitare në Kosovë, Islamic Relief Kosova – dega në Gjilan, ka realizuar shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për nxënësit me kushte të vështira ekonomike.
Humanisti i njohur nga Gjilani, Dardan Veseli, ka bërë të ditur se këto çanta do të shpërndahen në disa shkolla të fshatrave të komunës, përfshirë Kishnapolë, Bresalc, Zhegovc, Verbicë e të tjera.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët humanitar, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për fëmijët në nevojë.