KFOR-i Italian MSU Karabinieri, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Kamenicë, kanë shpërndarë pako ushqimore dhe ndihma për familjet më të varfra në fshatin Busavatë. Sekretari i Kryqit të Kuq, Rexhep Morina, theksoi se çdo pako ishte më shumë se ushqim, ishte një mesazh shprese, dashurie dhe kujdesi për njëri-tjetrin.
Ai falënderoi KFOR-in Italian për përkrahjen dhe apeloi për mbështetje urgjente për dy familje të komunës që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, duke kërkuar hapjen e dy bunareve për sigurimin e ujit të pastër gjatë gjithë vitit.
“Uji është jetë, së bashku mund ta dhurojmë atë,” tha Morina, duke ftuar qytetarët të kontribuojnë për këtë kauzë humane.