Sonte, me fillim nga ora 21:00, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) do të transmetohet koncerti i traditës muzikore të dy kompozitorëve gjilanas, Isa Jakupi dhe Izet Kallaba.
Koncerti, që ishte planifikuar të mbahej më 25 nëntor 2024 për të nderuar veprën e tyre, u shty për shkak të ndarjes nga jeta të Isa Jakupit, vetëm dy ditë para datës së caktuar. Ai u realizua më 12 maj 2025, në ditëlindjen e kompozitorit, si një homazh i thellë për jetën dhe kontributin e tij në muzikën shqipe.
Transmetimi i sotëm është një vlerësim i rëndësishëm edhe për Izet Kallabën, bashkëkohësin dhe mikun e Isa Jakupit, të cilët me krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe.
Kushtrim Jakupi, djali i Isa Jakupit, ka ndarë emocionet e tij në një postim në Facebook, duke theksuar krenarinë që ky koncert u realizua si një dëshmi e përjetshme e dashurisë dhe jetës artistike të babait të tij.