Sonte në skenën e madhe, Drita kërkon mrekullinë në Danimarkë

 

Sonte me fillim nga ora 19:00, kampionia e Kosovës, Drita, zhvillon njërën nga përballjet më të vështira në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, ku përballë do të ketë ekipin kampion të Danimarkës, FC Copenhagen.

Ndeshja e parë luhet në stadiumin e njohur Parken Stadium në Kopenhagë, ndërsa sfida e kthimit pritet të zhvillohet në Kosovë javën e ardhshme.

Ekipi bardhekaltrë, nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani, është i gatshëm për këtë takim dhe ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme. Ramadani e ka cilësuar përballjen si tepër të vështirë, por theksoi se:
“Më e rëndësishmja është të mos dalim të mposhtur nga kjo sfidë.”

Drita tashmë ka bërë histori duke kaluar në raundin e dytë të kësaj gare prestigjioze, dhe tani kërkon të japë maksimumin përballë një kundërshtari me përvojë të gjatë në arenën evropiane.

 

Shpërndaj me të tjerët