EuroBasket 2025 starton sot, duke shënuar edicionin e 42-të të kampionatit më prestigjioz të basketbollit në Evropë. Ashtu si tre edicionet e fundit, turneu do të organizohet nga disa vende: Qipro (Limassol), Finlanda (Tampere), Polonia (Katovicë) dhe Letonia (Riga).
Kampionati do të zhvillohet nga 27 gushti deri më 14 shtator, me Rigën si qytetin pritës të fazës finale.
Format i garës:
· 24 skuadra ndahen në katër grupe me nga gjashtë ekipe.
- Katër më të mirat e secilit grup avancojnë në fazën me eliminim direkt.
- Raundi i 16-shes luhet më 6-7 shtator, çerekfinalet më 9-10 shtator, gjysmëfinalet më 12 shtator, ndërsa më 14 shtator do të zhvillohet finalja dhe ndeshja për medaljen e bronztë.
Grupet e EuroBasket 2025
- Grupi A (Riga): Letonia, Republika Çeke, Turqia, Estonia, Portugalia, Serbia.
- Grupi B (Tampere): Lituania, Mali i Zi, Finlanda, Britania e Madhe, Suedia, Gjermania.
- Grupi C (Limasol): Spanja, Greqia, Italia, Gjeorgjia, Bosnja & Hercegovina, Qipro.
- Grupi D (Katovicë): Franca, Sllovenia, Polonia, Izraeli, Belgjika, Islanda.
Ky edicion rikthen turneun në ciklin katërvjeçar pas vonesës së EuroBasket 2021, i cili u zhvillua në 2022 për shkak të pandemisë COVID-19. Kampionia në fuqi është Spanja, që e fitoi titullin tre vite më parë.
EuroBasket, Dita 1 27.08.2027
|
Ora |
Grupi |
Britania e Madhe – Lituania |
12:30 |
B |
Republika Çeke – Portugalia |
13:45 |
A |
Mali i Zi – Gjermania |
15:30 |
B |
Letonia – Turqia |
17:00 |
A |
Suedia – Finlanda |
19:30 |
B |
Serbia – Estonia |
20:15 |
A |