Spitali i Gjilanit me mbi 2 mijë operacione gjatë vitit 2025

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka përmbyllur vitin 2025 me gjithsej 2267 ndërhyrje kirurgjike të realizuara në shërbimet kirurgjike.

Sipas raportit zyrtar për periudhën janar–dhjetor 2025, rritja e kapaciteteve shëndetësore, administrative dhe teknike ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit dhe cilësisë së shërbimeve për pacientët.

Menaxhimi i rasteve emergjente, si dhe kujdesi i vazhdueshëm para, gjatë dhe pas operacioneve, kanë kontribuar në rezultate të suksesshme dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion.

 

Shpërndaj me të tjerët