Prezantohet me sukses projekti përfundimtar i lëndës “Databaza e Avancuar” në UKZ
Janë realizuar me sukses prezantimet e projekteve përfundimtare në kuadër të lëndës Databaza e Avancuar (DBA) gjatë semestrit dimëror (semestri i V-të), nga studentët e vitit të tretë të programit bachelor Shkenca Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Projektet kishin në fokus zbatimin praktik të koncepteve të Business Intelligence, duke përfshirë këto komponentë kryesorë:
SSRS (SQL Server Reporting Services) – zhvillimi i raporteve statike
SSAS (SQL Server Analysis Services) – zhvillimi i raporteve dinamike
SSIS (SQL
Server Integration Services), ndërtimi i paketave për integrim dhe transformim të të dhënave
Në kuadër të përgatitjes së Raportit Teknik të Projektit, studentët demonstruan aftësi të avancuara praktike në përdorimin e teknologjive
#BI #SSRS #SSIS #SSAS #SQL #VisualStudio, si dhe kompetenca analitike në përpunimin dhe vizualizimin e të dhënave.
Gjatë këtij semestri, në kuadër të kësaj lënde mori pjesë edhe një studente Erasmus nga Turqia, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar. Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të avancojë proceset e ndërkombëtarizimit përmes programeve Erasmus+, duke krijuar mundësi për shkëmbim akademik dhe zhvillim profesional të studentëve.
Lidhur me realizimin e projekteve, mësimdhënësi i lëndës, Dr. Sc. Pajtim Vela, u shpreh:
“Studentët kanë treguar përkushtim të lartë dhe aftësi të mira praktike në aplikimin e koncepteve të Business Intelligence. Projektet e realizuara dëshmojnë nivel të kënaqshëm profesional dhe përgatitje solide për tregun e punës në fushën e teknologjisë informative.”
Ky aktivitet përfaqëson një komponent të rëndësishëm të procesit mësimor dhe kontribuon drejtpërdrejt në përgatitjen profesionale të studentëve në fushën e databazave dhe BI.
