Sukses i madh akademik, Hamdi Dërvodeli doktoron në Matematikë në Angli

Matematikani gjilanas Hamdi Dërvodeli ka mbrojtur sot me sukses doktoraturën në Matematikë në University of Warwick, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin për këtë arritje të rëndësishme shkencore e ka ndarë vetë Dërvodeli me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“Sot mbrojta me sukses doktoraturën në Matematikë në Universitetin e Warwick-ut në Angli. Mirënjohës për të gjithë ata që më mbështetwn  gjatë rrugëtimit. Ju e dini kush jeni! Drejt kapitullit të radhës — Dr. Hamdi Dërvodeli.”

Hamdi Dërvodeli njihet si një nga kampionët e Kosovës në garat e matematikës, me pjesëmarrje të shumta në olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka dëshmuar talent të jashtëzakonshëm që në moshë të re në këtë lëndë ekzakte.

Ky sukses përbën një tjetër dëshmi të potencialit akademik të të rinjve nga Gjilani dhe Kosova, duke e vendosur emrin e Hamdi Dërvodelit në mesin e studiuesve të rinj të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

 

Shpërndaj me të tjerët