Shfaqja “God Bless America” e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha u vlerësua me disa nga çmimet më të rëndësishme:
Roli episodik më i mirë: Aurita Agushi, aktori më i mirë në rol dytësor: Kushtrim Qerimi, aktori më i mirë (Çmimi “Ismail Rama”):Avni Shkodra
Ndërkohë, skenografi Bekim Korça u shpërblye me çmimin Skenografia më e mirë për shfaqjen “13” (Teatri “Adriana”).
Shfaqja “DJALI” (produksion nga Anamour dhe Ernest Zymberi), me regji të Erson Zymberit, rrëmbeu çmimin kryesor Shfaqja më e mirë e Festivalit dhe çmimin Ylli në ardhje për aktorin Yzeir Meha.
Këto arritje dëshmojnë punën, talentin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të artistëve tanë.
