Shefik Surdulli, një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe kandidat për këshilltar komunal, ka uruar 26-vjetorin e PDK-së me një mesazh plot emocione dhe krenari.
“Sot shënojmë 26 vite rrugëtim të lavdishëm të PDK-së, partisë që doli nga gjiri i luftës çlirimtare, partisë që ndërtoi shtetin dhe vazhdon të mbetet forcë shprese për zhvillim, dinjitet e mirëqenie”, ka theksuar Surdulli.
Ai ka përkujtuar me respekt të thellë themeluesit dhe ish-drejtuesit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, “dy prijës që me vizion e sakrificë i dhanë drejtim historisë sonë moderne”.

“Faleminderit të gjithë aktivistëve, anëtarëve dhe qytetarëve që besojnë në vlerat e PDK-së. Kjo është partia e punës, e shtetit dhe e qytetarit”, ka shtuar Surdulli në urimin e tij.
“Gëzuar përvjetorin e 26-të të krenarisë sonë të përbashkët, Partisë Demokratike të Kosovës!”
